RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës, nga 16 shtatori në grevë

punetoret-teknike-te-kuvendit-te-kosoves,-nga-16-shtatori-ne-greve

Punëtorët teknik të Kuvendit të Kosovës, nga 16 shtatori kanë vendosur të hyjnë në grevë.

Lajmin e ka bërë të ditur Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook, raporton teve1.info.

Sipas Azemit, ky vendim u mor të mërkurën në një takim të mbajtur me punëtorët, të cilët nuk janë të kënaqur me pagat e ulëta dhe kërkojnë pagë prej 550 eurosh.

“Sot u mbajt takim me punëtorët teknik te Kuvendit të Kosovës , ku u mor vendim që me datë 16 .09.2024 të fillohet me grevë pasi që pagat e tyre janë shumë të ulëta, ato kërkojnë 550 eu pagë përndryshe deklarojnë se nuk do të punojnë”, thuhet në njoftimin e Azemit./

Related posts

Biden: Një lu’ftë totale në Lindjen e Mesme duhet të shmanget

Muhamet Ramadani

Dy fëmijë dhe tre persona të tjerë vdesin nga stuhia dhe i ftohti ekstrem në Gaza

admin

OBSH-ja verifikon 190 sulme ndaj kujdesit shëndetësor në Liban në tre muaj

Hevzi