RTV AHIRETI
Lajme

Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit ngrit shqetësime për gjendjen e ajrit në Obiliq

drejtoria-per-mbrojtje-te-mjedisit-ngrit-shqetesime-per-gjendjen-e-ajrit-ne-obiliq

Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit në Obiliq duke u bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit, si dhe ankesat e banorëve dhe raportimeve gjatë dy ditëve të fundit, ka shprehur shqetësime për gjendjen e ajrit në Obiliq.

Në njoftimin e Komunës së Obiliqit, tregohen arsyet që shkaktuan shqetësimin për ndotjen e ajrit.

Në njoftim thuhet se ndotja e ajrit ka arritur nivele shumë të larta në Obiliq.

“Që nga data 20.08.2024 e deri më sot, ndotja e ajrit, veçanërisht pluhuri, ka arritur nivele shumë të larta në zonën e Obiliqit, për shkak të aktiviteteve në termocentralet “Kosova A dhe B”. Për këtë arsye, Drejtoria ka shprehur shqetësimet e saj për ndotjen e ajrit”, thuhet në njoftim.

Teksa DMM kërkon që sa më parë të nxirret një raport që të njoftohet publiku për gjendjen e ajrit.

“Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit kërkon nga Agjencia për Mbrojtje të Mjedisit dhe KEK-u që të nxjerrin një raport të detajuar për gjendjen e krijuar nga TC A dhe TC B për datat e lartpërmendura dhe të njoftojnë publikun për gjendjen aktuale të ajrit në Obiliq”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Drejtoria është duke monitoruar vazhdimisht situatën dhe njofton se nëse vazhdohet me tejkalimin e parametrave të lejuar, do të merren masa sipas ligjeve në fuqi.

The post Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit ngrit shqetësime për gjendjen e ajrit në Obiliq first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Presidentja Osmani thotë se Serbia i ka fuqizuar strukturat e sigurisë duke i shndërruar në banda

admin

Këto janë zhvillimet më të fundit nga Palestina gjatë natës

rezart morina

Kurti: Sistemi gjyqësor e ai prokurorial duhet të zhvishen nga ndikimet politike

admin