RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Presidentja Osmani thotë se Serbia i ka fuqizuar strukturat e sigurisë duke i shndërruar në banda

presidentja-osmani-thote-se-serbia-i-ka-fuqizuar-strukturat-e-sigurise-duke-i-shnderruar-ne-banda

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani duke folur për aksionet e Policisë për mbylljen e strukturave paralele serbe në Kosovë, ka thënë se Serbia e ka detyrim që t’i zhbëj të gjitha strukturat e saj ilegale.

Madje, Osmani ka theksuar se shteti serb, strukturat e sigurisë i ka fuqizuar deri në masën që sot ato janë shndërruar në banda që organizojnë edhe sulme terroriste kundër Republikës së Kosovës.

“Në vitin 2013-të është nënshkruar një marrëveshje ndërkombëtare në mes Kosovës dhe Serbisë e cila edhe është e ratifikuar në Parlament, e nënshkruar nga kryeministri i atëhershëm i Serbisë dhe ai i Kosovës, ku parashihet ndër të tjera që Serbia ka detyrim që t’i zhbëj të gjitha strukturat e saj ilegale apo paralele në Kosovë. Që nga atëherë jo vetëm që Serbia nuk ka ndërmarr masa që t’i zhbëj por në veçanti këto strukturat e sigurisë i ka fuqizuar deri në masën që sot ato janë shndërruar në banda që organizojnë edhe sulme terroriste kundër Republikës së Kosovës”, është shprehur ajo.

Osmani këtë deklaratë e bëri në konferencën e përbashkët me ministrin gjerman të mbrojtjes, Pistorius.

Related posts

Libani po kthehët në një zonë lufte

Muhamet Ramadani

Zgjedhjet në Francë, kryeministri Gabriel Attal: Përpjekjet për të parandaluar ekstremin e djathtë për të marrë një shumicë votash mund të kenë sukses!

admin

Osmani falënderon Blairin: Ju na shpëtuat nga shfarosja

admin