RTV AHIRETI
Lajme

Lajçak të premten e viziton Kosovën

lajcak-te-premten-e-viziton-kosoven

Emisari evropian për dialog Miroslav Lajçak do qëndroj në Prishtinë të premten, merrë vesh RTK-ja nga burimet mirë të informuara në Bruksel.

Arsyeja e vizitës së Lajçakut ka të bëjë më përgatitjet e organizimit të një takimi të mundshëm në kuadër të dialogut mes Kosovës e Serbisë në nivel krynegociatorësh. Në këtë rrafsh ai, sipas të gjitha gjasave do të takohet me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin.

Vizitën në Prishtinë Lajçak e kishte paralajmëruar nëpërmjet rrjeteve sociale, ndonëse nuk kishte përmendur datë. Ai gjithashtu ka konfirmuar qëllimin e mbajtjes së një takimi ne nivel kryenegociatorësh. Kjo për Bashkimin Evropian në këtë moment konsiderohet prioritare, sidomos në dritë të ngjarjeve të fundit në veri.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka përsëritur apelin dërguar Prishtinës zyrtare që të përbahet nga hapat e një anshëm dhe të pa koordinuar të cilët mund të nxisin rritjen e tensioneve në veri të vendit. Ai gjithashtu ka precizuar se zyrtarët evropian janë në kontakt të vazhdueshëm homologët e tyre në Kosovë.

“Ne kemi një problem. Kemi një situatë që tashmë është mjaft e paqëndrueshme. Dhe shqetësimi ynë kryesor është dhe ky është mesazhi kryesor për autoritetet e Kosovës, që të shmangin çdo veprim dhe hap të njëanshëm, të pakoordinuar dhe i cili mund të kontribuoj në rritjen e tensioneve dhe përshkallëzimin e situatës edhe më shumë. Pra, ne po angazhohemi me partnerët në Kosovë, po i japim këto mesazhe dhe shpresojmë që më në fund të mundohemi t’i zgjidhim këto çështje, aty ku e kanë vendin, para së gjithash, në kuadrin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja“, ka deklaruar Stano.

Duket se Prishtina është i vetmi destinacion i Lajçakut në rajon, meqë nuk ka konfirmim se ai do e vizitoj edhe kryeqytetin e Serbisë.

The post Lajçak të premten e viziton Kosovën first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Ish-diplomati amerikan dëshmitar në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, thotë se prezenca e tij ishte kërkesë e DASH-it

rezart morina

Kurti: Me ShBA-në jemi partnerë, por s’do të thotë që pajtohemi çdoherë

admin

Kuvendi për nëntë muaj për paga e mëditje shpenzoi mbi 4.6 milionë euro

admin