RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Organizata e Bashkëpunimit Islam të takohet “pa vonesa të mëtejshme” për të mbrojtur Kudsin -VIDEO

erdogan:-organizata-e-bashkepunimit-islam-te-takohet-“pa-vonesa-te-metejshme”-per-te-mbrojtur-kudsin-video

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan u kërkoi sot liderëve të vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) që të takohen në nivel lidershipi “pa vonesa të mëtejshme” për të ndihmuar në mbrojtjen e palestinezëve dhe Kudsit kundër sulmeve të Izraelit, raporton Anadolu.

“Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI), e cila ka për detyrë të mbrojë kauzën e Kudsit, nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj këtyre sulmeve gjithnjë e më të pacipa”, tha Erdoğan pas një takimi të kabinetit qeveritar në kryeqytetin turk Ankara.

“Është urgjente që organizata të mblidhet në nivel lidershipi pa vonesa të mëtejshme dhe të demonstrojë qëndrimin vendimtar të botës islame”, shtoi ai.

Në lidhje me vrasjen e aktivistes Ayşenur Eygi, shtetase e dyfishtë e Turqisë dhe e SHBA-së, nga ana e forcave izraelite gjatë një proteste kundër vendbanimeve të paligjshme pranë Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar, Erdoğan tha se Ankaraja do të ndërmarrë “çdo hap ligjor” për të siguruar që gjaku i saj “nuk është derdhur kot”, duke përfshirë apelimin në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, e cila tashmë po heton akuzat për gjenocid të kryer nga Izraeli.

Related posts

Lampedusa shpall emergjencën pas mbërritjes së mijëra emigrantëve

rezart morina

Deri në 600 mijë armë në duart e qytetarëve të Kosovës, eksperti i sigurisë ngre alarmin

admin

Vladimir Putin pritet ngrohtë nga Kim Jong Un, Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shqetësuara nga ‘thellimi’ i marrëdhënieve Rusi-Kore e Veriut

admin