RTV AHIRETI
Lajme

OKB shprehet e gatshme të mbikëqyrë një armëpushim të mundshëm në Gazë

okb-shprehet-e-gatshme-te-mbikeqyre-nje-armepushim-te-mundshem-ne-gaze

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha të hënën se Kombet e Bashkuara janë shprehur të gatshme të ndihmojnë në mbikëqyrjen e një armëpushimi të mundshëm për ndalimin e luftimeve Izrael-Hamas në Gazë, por se është “jorealiste” të mendohet se agjencia botërore do të administrojë në mënyrë direkte territor ose do të sigurojë një forcë paqeruajtëse.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Associated Press ai tha se “OKB-ja do të jetë e gatshme të mbështesë çdo armëpushim”, por se nuk besonte se Izraeli do të pranonte një rol më të gjerë për OKB-në.

Ndërsa luftimet vazhdojnë prej 11 muajsh, Izraeli akuzoi një numër të vogël punonjësish të OKB-së se iu bashkuan militantëve të Hamasit në sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit, që çoi në nisjen e konfliktit.

Kombet e Bashkuara kanë mision vëzhgimi ushtarak në Lindjen e Mesme, të njohur si UNTSO, që nga viti 1948.

Guterres tha se oferta për të mbikëqyrur armëpushimin “ishte një nga mundësitë që është vënë në tryezë”.

 

The post OKB shprehet e gatshme të mbikëqyrë një armëpushim të mundshëm në Gazë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Ministria e Bujqësisë nis pagesat e subvencioneve

rezart morina

Franca dënon vrasjen e një punonjësi të Ministrisë së Jashtme nga sulmet izraelite në Gaza

rezart morina

Stoltenberg thotë se kanë shtuar forcat për të parandaluar ndonjë sulm si ai në Banjskë

admin