RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump zotohet të dëbojë emigrantët haitianë nga Ohio nëse zgjidhet president

trump-zotohet-te-deboje-emigrantet-haitiane-nga-ohio-nese-zgjidhet-president

Kandidati republikan për president, Donald Trump u zotua të kryejë dëbime masive të emigrantëve haitianë nga qyteti i Springfield në Ohio, edhe pse shumica e tyre ndodhen legalisht në Shtetet e Bashkuara.

Qyteti për ditë të tëra e ka gjetur veten në qendër të një vorbulle të mediave sociale pasi Trump u shpreh se të ardhurit nga Haiti po hanin kafshët shtëpiake të amerikanëve, shkruan Reuters.

“Ne do të bëjmë deportime të mëdha në Springfield, Ohio,” tha Trump.

Shumica e 15 mijë emigrantëve nga Haiti në Springfield janë atje ligjërisht. Premtimi i kahershëm i Trump për të kryer deportime masive zakonisht i referohet emigrantëve të paligjshëm.

Trump nuk e përsëriti pohimin që bëri gjatë debatit presidencial të së martës me demokraten Kamala Harris se emigrantët po hanin kafshë shtëpiake.

Në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Joe Biden kërkoi që të pushojnë sulmet ndaj komunitetit nga Haiti. /abcnews

Related posts

Pas situatës në veri, Vuçiqi ngre gatishmërinë luftarake në nivelin më të lartë

admin

Gjykata aprovon kërkesën e Prokurorisë, 30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e nënës së tij

Muhamet Ramadani

Ndryshon qarkullimi i autobusëve urbanë për sot dhe nesër

Muhamet Ramadani