RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bislimi e Petkoviq takohen sot në Bruksel

bislimi-e-petkoviq-takohen-sot-ne-bruksel

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ka udhëtuar dje në Bruksel.

Bislimi sot do të marrë pjesë në rundin e radhës të bisedimeve Kosovë-Serbi.

Ai pritet të takohet me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq.

Takimi u konfirmua mbrëmë për RTK-në nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Stano bëri të ditur se fillimisht palët do të zhvillojnë takime të ndara me emisarin special në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shkruan Klan Kosova.

E më pas, ky i fundit do të përpiqet të organizojë një takim trilateral.

Mbajtja e këtij takimi ishte e pasigurt në fund të javës së shkuar meqë kishte mospajtime rreth agjendës së diskutimeve.

Related posts

Stuhitë e fuqishme rrezikojnë të zhvendosurit në Gaza, një grua humb jetën nga shembja e një ndërtese

Muhamet Ramadani

“Serbia më afër NATO-s se Kosova”, Sanduloviç reagon ndaj Hill: Vuçiç organizoi tubim me himnin rus

admin

Kina lëshon në orbitë satelitin pakistanez PRSC-EO3

Muhamet Ramadani