RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shtatë persona të lënduar nga një aksident në Zahaq

shtate-persona-te-lenduar-nga-nje-aksident-ne-zahaq

Shtatë persona kanë marrë lëndime trupore nga një aksident që ka ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në Zahaq.

Zëdhënësi i policisë së Pejës, Fadil Gashi për teve1.info tha se aksidenti ka ndodhur mes tri veturave.

Ndërkohë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 17:28, policia është njoftuar për një aksident në Zahaq të Pejës, në magjistralen Pejë-Prishtinë”. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku shtatë persona janë dërguar në emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë. Katër janë liruar, tre kanë mbetur për trajtim të mëtejshëm. Sipas mjekut kujdestar, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.

Related posts

Rrahmani: Pagat duhet të procedohen për mësimdhënësit

admin

Shembet si pasojë e shirave të mëdha gurorja, humbin jetën të paktën 17 persona

admin

FSK-ja planifikon t’i aftësojë qytetarët për ta mbrojtur shtetin

admin