RTV AHIRETI
FutbollLajmeLajmetSport

Edon Zhegrova pushton sërish formacionin e javës në Ligue 1

edon-zhegrova-pushton-serish-formacionin-e-javes-ne-ligue-1

Edon Zhegrova ka vazhduar me formë të mirë te Lille, ku në ndeshjen e fundit ndaj Strasbourg shënoi dy gola të bukur.

Ndeshja mes Lille dhe Strasbourg u mbyll me rezultat 3-3, ndërsa Edon Zhegrova nga SofaScore u vlerësuar me notën 9.3.

Ai ishte lojtari më i vlerësuar në xhiron e pestë të Ligue 1 dhe natyrisht zuri vend në formacionin startues të javës.

Zhegrova është në formacion me emra si Youssoufa Moukoko, Akor Adams dhe Corentin Tolisso.

Sa i përket vlerësimit për këtë sezon, Zhegrova është i dyti me një notë mesatare prej 8.10, ku vetëm Achraf Hakimi është më lartë me notën 8.23.

Zhegrova deri më tani ka 6 gola në të gjitha garat me fanellën e Lille.

Related posts

Organizata e Bashkëpunimit Islam mirëpret thirrjen e Parlamentit Evropian për njohjen e Palestinës

admin

Ish-Presidenti i SHBA, Bill Clinton viziton Shqipërinë më 4 korrik, takime me liderët kryesorë

admin

Kosovë/ REL: Uraniumi i varfëruar – trashëgimi e harruar e luftës

admin