RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një vjetori i sulmit terrorist në Banjskë, Manastiri do të mbyllet nga 23 deri më 26 shtator

nje-vjetori-i-sulmit-terrorist-ne-banjske,-manastiri-do-te-mbyllet-nga-23-deri-me-26-shtator

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit ka njoftuar se Manastiri në Banjskë do të jetë i mbyllur për vizitorët nga data 23 deri më 26 shtator 2024.

Në njoftim thuhet se kjo masë është marrë për arsye sigurie dhe për të garantuar ruajtjen e paqes, përcjell teve1.info

Përfaqësuesit e Kishës kanë theksuar se qetësia dhe siguria janë prioritet në këtë periudhë, duke shtuar se manastiri ka rëndësi të veçantë për komunitetin fetar dhe kulturor në zonë.

“Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit njofton publikun se Manastiri i Shën Arqidhjakonit dhe Protomartirit Stefan në Banjskë do të jetë i mbyllur për vizitorët të hënën, të martën, të mërkurën dhe të enjten (23-26 shtator) për arsye sigurie dhe për të siguruar ruajtjen e paqes, që aktualisht është me rëndësi të madhe për manastirin”, thuhet në njoftim

Ndryshe, nesër bëhen një vit nga sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, ku i vrarë mbeti reshteri Afrim Bunjaku.

Në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Së fundmi, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave lidhur me sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023, në mesin e tyre edhe Milan Radoiçiq.

Related posts

Aksident rrugor fatal në juglindje të Turqisë, 16 të vdekur dhe 21 të lënduar

admin

Norvegjia: Nuk ka më vend të sigurt në Gaza, kjo luftë duhet të ndalet

Muhamet Ramadani

Izraeli pranon 50 mijë punëtorë të rinj nga India, sfida shtesë për punëtorët palestinezë

Muhamet Ramadani