RTV AHIRETI
Lajme

Në Universitetet Publike të RMV-së nis viti i ri akademik, shënohet rënie e numrit të studentëve

ne-universitetet-publike-te-rmv-se-nis-viti-i-ri-akademik,-shenohet-renie-e-numrit-te-studenteve

Në Universitetet Publike në Maqedoninë e Veriut sot fillon viti i ri akademik.

Të dhënat e fundit flasin se nga viti në vit ka rënie të numrit të studentëve. Qendra për komunikime civile në një hulumtim thekson se për 10 vite numri i studentëve në vend është ulur për 7 mijë.

Ulje më të madhe, përkatësisht rreth 22 për qind është shënuar në universitetet shtetërore, ndërsa ato private shënojnë rritje të numrit të studentëve për 56 për qind.

Sipas hulumtimit numri i studentëve nivelin më të ulët e ka arritur në vitin e Pandemisë 2020/2021. Te universitetet shtetërore rritje ka pasur vetëm për studimet e mjekësisë dhe informatikës.

The post Në Universitetet Publike të RMV-së nis viti i ri akademik, shënohet rënie e numrit të studentëve first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Komanda e Forcave Tokësore kryen trajnimin “Simboli i Ujkut 2023”

admin

Njerëzit në Gjermani po shtrëngohen të ndryshojnë mënyrën e jetesës

admin

Forcat izraelite vrasin tre palestinezë në Nablus

admin