RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Komanda e Forcave Tokësore kryen trajnimin “Simboli i Ujkut 2023”

komanda-e-forcave-tokesore-kryen-trajnimin-“simboli-i-ujkut-2023”

Në kuadër të planifikimeve për ngritjen dhe avancimin profesional të pjesëtarëve të FSK-së, Komanda e Forcave Tokësore(KFT) ka realizuar trajnimin ,,Simboli I Ujkut 2023”.

Në ceremoninë e organizuar në Kazermën ,,Ushtarët e NATO-s” në Istog, shefi i shtabit të KFT-së kolonel Valdet Berisha theksoi se “ky trajnim e rritë nivelin e aftësive profesionale taktike dhe të udhëheqjes së pjesëtarëve për të manovruar e vepruar nën stres dhe situata të ndërlikuara në fushë-betejë”.

Ai theksoi se nga raportimet e instruktorëve, kursantët kanë dëshmuar përkushtim dhe angazhim serioz, disiplina dhe gatishmëria e pjesëtarëve në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve me saktësi dhe në nivel të lartë profesional është ajo që atë dhe stafin e Shtabit të KFT-së e bënë më së shumti krenarë”.

Trajnimi ,,Simboli i Ujkut 2023 ”ishte gjenerata e nëntë me radhë e planifikuar dhe realizuar nga KFT, ku pjesëtarët u sfiduan në shumë disiplina, ku treguan performance dhe lidership gjatë periudhës se trajnimit, trajnimi u realizua në terren malor dhe urban, dhe nën kushte të vështira të motit.

Related posts

Gjermani – Shërbimi sekret pret rritje të propagandës dhe spiunazhit nga Rusia

admin

Lufta kalon 200 ditët, zëdhënësi i Hamasit bën thirrje për përshkallëzim në të gjitha frontet

admin

Vrasja e vëllezërve Bytyqi, DASH i bën thirrje Serbisë për hetim dhe vendosje të drejtësisë

admin