RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Njerëzit në Gjermani po shtrëngohen të ndryshojnë mënyrën e jetesës

njerezit-ne-gjermani-po-shtrengohen-te-ndryshojne-menyren-e-jeteses

Në një pikë karburanti pranë aeroportit në qytetin gjerman të Këlnit, Bernd Mueller shikon çmimet vazhdimisht në ngritje të derivateve.

Në të gjithë globin, shoferë si Mueller po rimendojnë shprehitë e tyre dhe shpenzimet personale, shkaku i çmimeve të larta për benzinë ​​dhe naftë, të ngritura nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe rikthimi global nga pandemia COVID-19.

Çmimet e energjisë janë shtytës kryesor i inflacionit që po rritet në mbarë botën dhe që po e bën më të shtrenjtë koston e jetesës. Ka një çmim global të naftës – rreth 110 dollarë për fuçi – por nuk ka çmim global të blerjes në pompa për shkak të taksave dhe faktorëve të tjerë.

Në Gjermani, Qeveria e vendit ka ulur taksat me 35 cent euro për litër për benzinën dhe 17 cent për naftën, por çmimet shpejt filluan të rriten përsëri.

Gjermania ka prezantuar gjithashtu biletën mujore me zbritje prej 9 euro për transportin publik, gjë që çoi në stacione dhe trena të mbushur me njerëz në fundjavën e fundit të pushimeve. Por programi zgjat vetëm tre muaj dhe është pak i dobishëm për njerëzit në fshat nëse nuk ka stacion treni aty pranë. /koha

Related posts

Qeveria me masë të re për punësim – këto janë kushtet që duhet të plotësoni për të përfituar nga skema

admin

Zarkov: Bullgaria dhe Rumania teknikisht gati për anëtarësimin në Schengen

admin

Çmimet e produkteve pritet te bien, shkalla e inflacionit po stabilizohet

rezart morina