RTV AHIRETI
Lajme

Osmani pritet nga ministrja e Jashtme, Baerbock – kërkon ndihmën e Gjermanisë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

osmani-pritet-nga-ministrja-e-jashtme,-baerbock-–-kerkon-ndihmen-e-gjermanise-per-anetaresim-ne-organizata-nderkombetare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së punës në Gjermani, ka takuar ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Në takim, presidentja Osmani kërkoi mbështetje për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Osmani theksoi se Gjermania është partner strategjik në aspektin politik, të sigurisë dhe atë ekonomik, ndaj Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të saj.

“Presidentja Osmani ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes gjermane edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, NATO, BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Situata aktuale politike dhe ajo e sigurisë ishin gjithashtu tema të diskutimit të Presidentes Osmani dhe ministres Baerbock”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidentja Osmani ka theksuar se synimi i institucioneve të Kosovës është integrimi i serbëve në shoqëri dhe institucione, porse një gjë e tillë po pengohet nga Serbia dhe presidenti i saj.

Në këtë kontekst, presidentja ka potencuar se në procesin e dialogut me Serbinë, Kosova ka treguar përkushtim për t`i adresuar çështjet që janë në interes të qytetarëve dhe të paqes e stabilitetit rajonal.

“Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova e ka pranuar marrëveshjen bazike dhe aneksin e Ohrit të propozuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga SHBA-të, ndaj  marrëveshja duhet të zbatohet si e plotë.

Ndër të tjera, në këtë takim janë rikonfirmuar marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve dhe janë diskutuar mundësitë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale, duke përshirë angazhimin e përbashkët në përmbushjen e agjendës së gjelbër.

Sipas Presidentes Osmani, marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë fuqizohen edhe më shumë nga numri i konsiderueshëm i mërgimtarëve kosovarë, të cilët janë integruar me sukses në shoqërinë gjermane”, thuhet tutje në njoftimin e Presidencës.

The post Osmani pritet nga ministrja e Jashtme, Baerbock – kërkon ndihmën e Gjermanisë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Iran, studentet që nuk respektojnë rregullin e shamisë nuk do të mund të shkollohen

rezart morina

Barrikadat në veri hyjnë në ditën e 15-të, KFOR-i kërkon dialog

admin

Forcat izraelite godasin fotoreporterin e AA-së gjatë detyrës në Kudsin Lindor

admin6