Barrikadat që u ngritën nga serbët në veri të Kosovës për shkak të arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiqit, kanë hyrë të shtunën në ditën e 15-të.
KFOR-i thotë se zgjidhja për qetësimin e tensioneve duhet kërkuar përmes dialogut.
Barrikada u vendosën në Rudar, Leshko, Ibarska Sllatinë dhe në disa vende të tjera në rrugët kryesore në veri të Kosovës, që të çojnë nga Mitrovica dhe Zveçani në Leposaviq dhe Zubin Potok dhe në vendkalimet administrative Jarinje dhe Bërnjak.
I arrestuari Dejan Pantiq është ende në paraburgim në vendkalimin administrativ Jarinje.
Zyrtarë qeveritarë të Kosovës thonë se për barrikadat po presin veprimet e KFOR-it, por komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor, Angelo Michele Ristuća, ka thënë të premten se dialogu është çelësi për gjetjen e zgjidhjes për tensionet në veri të Kosovës.