RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iran, studentet që nuk respektojnë rregullin e shamisë nuk do të mund të shkollohen

iran,-studentet-qe-nuk-respektojne-rregullin-e-shamise-nuk-do-te-mund-te-shkollohen

Studentet që nuk respektojnë rregullin e detyrueshëm të shamisë në universitete dhe shkolla të mesme në Iran, nuk do të mund të shkollohen, transmeton Anadolu.

Sipas medias iraniane, Ministria e Shkencës, Kërkimit dhe Teknologjisë, me të cilën janë të lidhura institucionet e arsimit të lartë dhe Ministria e Arsimit Kombëtar kanë lëshuar njoftime të veçanta për këtë temë.

Në njoftimin e të dyja ministrive thuhet se studentet që nuk respektojnë ligjin e mbulesës nuk do të mund të marrin mësim.

– Protestat në Iran dhe rregulli i hixhabit

Protestat shpërthyen në të gjithë vendin në shtator të vitit të kaluar në Iran, kur 22-vjeçarja Mahsa Amini vdiq pasi u ndalua nga “Policia e moralit”.

Gjatë protestave, sërish erdhën në rend dite kërkesat për lehtësimin e ligjit të detyrueshëm të shamisë, i cili zbatohet që nga viti 1979.

Pas protestave që zgjatën për rreth 4 muaj, ka kritika për faktin se gratë nuk respektojnë rregullat e detyrueshme të shamisë në disa qytete.

Përderisa në rrjetet sociale shihet se disa gra në vend po ecin pa shami në rrugë dhe vende pune, konservatorët pro-regjimit, të shqetësuar nga kjo situatë u bëjnë thirrje autoriteteve të zbatojnë rregullat.

Related posts

Patrulla Kufitare sheh një rënie prej 50 për qind të emigrantëve në kufirin jugor të SHBA

Muhamet Ramadani

Optimizmi i Biden për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, reagon Hamasi: Po shesin iluzione! Nuk ka asnjë përmirësim

admin

Borxhi kombëtar i SHBA-së kalon për herë të parë 40 trilionë dollarë, dyfishohet që nga viti 2017

Irfan Jahiu