RTV AHIRETI
Lajme

PDK në Gjilan tregon arsyet e mosvotimit të buxhetit për vitin 2025

pdk-ne-gjilan-tregon arsyet-e-mosvotimit-te-buxhetit-per-vitin-2025

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, Riad Rashiti ka numëruar pesë arsyet që sipas kësaj partie nuk po e votojnë buxhetin komunal për vitin 2025.

Rashiti ka theksuar se planifikimi i këtij buxheti nuk është në interes të qytetarëve.

“Planifikimi i buxhetit 2025 është bërë shkel e shko dhe nuk është bërë në interesin e qytetarëve të Gjilanit, por është i menduar mirë qysh me e rrit buxhetin më shumë te kodet buxhetore ku mund të keqpërdoret lehtë, si te subvencionet dhe mallra e shërbime. Keqpërdorime që janë dëshmuar edhe në dy vitet tjera 2023/24”, ka shkruare ai në Facebook.

Sipas tij, ky planifikim i buxhetit është i imponuar nga kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

“Marr parasysh që në vitin e ardhshëm janë dy palë zgjedhje, nacionale dhe lokale, buxhetin e komunës kryetari i Gjilanit e ka propozuar tipike për fushatën e tij zgjedhore. Sepse krejt ky planifikim buxhetor është i imponuar nga vet ai, i cili”, ka shkruar ai.

 

The post PDK në Gjilan tregon arsyet e mosvotimit të buxhetit për vitin 2025 first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Të paktën 70 të vdekur dhe 131.000 të zhvendosur nga përmbytjet në Kenia

RTI

Indonezi, rritet në 310 numri i të vdekurve nga tërmeti

admin

Rusi – Erdogan i propozon Putinit një takim me Zelenskyn në Turqi

admin