RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Indonezi, rritet në 310 numri i të vdekurve nga tërmeti

indonezi,-rritet-ne-310-numri-i-te-vdekurve-nga-termeti

Rritet në 310 numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti me magnitudë 5,6 ballë që goditi më 21 nëntor rajonin e Java-s Perëndimore të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të CGTN, në një deklaratë të bërë nga Agjencia Kombëtare e Indonezisë për Menaxhimin e Fatkeqësive, thuhet se 24 persona janë të zhdukur si pasojë e tërmetit që u shënua 18 km në jugperëndim të qytetit Ciranjang.

Autoritetet deklaruan se është rritur në 310 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) kishte njoftuar se tërmeti 5,6 ballë u regjistrua 18 kilometra në jugperëndim të qytetit Ciranjang, në rajonin e Java-s Perëndimore të Indonezisë, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Pas tërmetit i cili shkaktoi lëkundje për disa sekonda në kryeqytetin Xhakarta, nuk u lëshua paralajmërim për cunami.

Related posts

Osmani në Tiranë: Jam e bindur që njohja e Kosovës do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës

Muhamet Ramadani

Ambasadori iranian plagoset nga shpërthimi i pajisjeve ‘pager’ në kryeqytetin libanez

Muhamet Ramadani

Greqi: Po hetohen 21 vdekje dhe 1600 raportime për efekte anësore nga vaksinat kundër COVID-19

Muhamet Ramadani