RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Minatorëve iu dalin vetëm gjysma e rrogave, reagon sindikata

minatoreve-iu-dalin-vetem-gjysma-e-rrogave,-reagon-sindikata

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka deklaruar se janë zhgënjyer edhe një herë sot pasi u është kompenzuar vetëm 51 për qind e pagës.

Në një reagim në Facebook thuhet se ata janë në pritje të pagave të plota sot, dhe menaxhmenti duhet t’i kryej detyrat e tyre.

“Deri kur do të vazhdoj një ofendim i tillë ndaj minatorëve dhe cili është qëllimi i vërtet i këtyre vendimeve të kundërligjshme?! Për muaj me radhë, që nga zgjedhja e menaxhmentit të ri në ndërmarrje kemi heshtur dhe toleruar, lloj lloj vendime dhe qasje që është i kundërligjshëm dhe në kundërshtim me interesat e minatorëve, me qëllimin e vetëm dhënia e hapësirës së mjaftueshme menaxhmentit të ri për të dëshmuar veten”.

“Shpresojmë që menaxhmenti i ndërmarrjes shqetësimin tonë ta marr me seriozitetin më të lartë, duke bëre menjëherë ekzekutimin e plot të pagave. Ashtu që loja me bukën e minatorëve duhet të marr fund një herë e përgjithmonë. Ne jemi në pritje të pagave të plota sot. Menaxhmenti duhet ti kryej detyrat e tyre”, thuhet në reagim.

Related posts

Alarm në shkollën fillore në Finlandë, fëmija hap zjarr dhe plagos tre nxënës

admin

Kthimi i shqiptarëve nga Anglia, kundërshtohet kryministri britanik Rishi Sunak

admin

Çikago bëhet qyteti më i madh i SHBA-së që miratoi rezolutën që kërkon armëpushim në Gaza

admin6