RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kthimi i shqiptarëve nga Anglia, kundërshtohet kryministri britanik Rishi Sunak

kthimi-i-shqiptareve-nga-anglia,-kundershtohet-kryministri-britanik-rishi-sunak

Plani i deputetëve konservatorë për kthimin e menjëhershëm të azilkërkuesve shqiptarë ‘i pazbatueshëm’.

Grupet e refugjatëve thonë se propozimi do të shkelte konventën e OKB-së dhe do të vinte në rrezik njerëzit e cenueshëm.

Në Mbretërinë e Bashkuar, shqiptarët janë bërë temë e ditës. Pamjet e atyre që ikin me gomone dhe ata që kërkojnë azil për motive nga më të ndryshmet kanë bërë që konservatorët e drejtuar nga Rishi Sunak të dalin me një plan për t’i kthyer ata menjëherë.

Por, ky plan ka ngjallur reagim nga kundërshtarët dhe Amnesty International. Deputetët, e udhëhequr nga ish-ministri i kabinetit, David Davis, thonë se deportimi është një masë që do të kufizojë aplikimet, por nga ana tjetër, ky veprim do të shkelte konventën e kombeve të Bashkuara për refugjatët, dhe do të vinte në rrezik njerëzit që kanë arsye të forta të mos kthehen në vendet e tyre.

Madje, paditë në gjykatë do të shtoheshin dhe do të favorizonin emigrantët.

Davis i tha Sky News se Shqipëria sot konsiderohet një vend i sigurt dhe se njerëzit nuk duhet të lejohen të kërkojnë azil nga frika e hakmarrjes apo sulmeve nga bandat e krimit.

Ai shtoi se Zyra e Brendshme nuk i ka interpretuar saktë ligjet e azilit dhe duhet t’i rishikojë ato. Në Britani, miratohen mbi 58% e kërkesave për azil, ndërsa shumë prej tyre që refuzohen tentojnë të ikin ilegalisht, kryesisht me gomone.

Related posts

Turqia zhvillon dronin e ri kamikaz të quajtur “Azab”

admin

SHBA dënon aksionin e autoriteteve të Kosovës në veri

admin

Anija amerikane ankorohet në brigjet e Rripit të Gazës

admin