RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Basha fton opozitën që ta votojë Konjufcën për kryeministër

basha-fton-opoziten-qe-ta-votoje-konjufcen-per-kryeminister

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka deklaruar pas mbledhjes së Këshillit të VV-së për caktimin e mandatarit të ri për kryeministër të Kosovës.

Në një prononcim për media, Basha ka thënë se populli i Kosovës nuk e ka luksin me shkua në zgjedhje dy herë.

Derisa, ai theksoi se Kosovës i duhet një Kuvend dhe Qeveri funksionale.

Madje, Basha u bëri thirrje partive opozitare që ta votojnë Glauk Konjufcën për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

“Ky popull nuk e ka luksin me shkua në zgjedhje dy herë dhe e dyta, kemi buxhetin e shtetit, kemi buxhetin e tri komunave dhe gjithashtu, kemi mbi 700 punonjës të RTK-së, që i presin pagat e tyre dhe për këtë na duhet një Kuvend dhe një Qeveri funksionale, për me vazhdua sa më shpejt, shpresoj që opozita t’i thërret arsyes dhe ta votojë Konjufcën për kryeministër”, deklaroi Basha.

Related posts

Dha dorëheqjen dhe u arratis me helikopter së bashku me të motrën, ja shteti ku po udhëton kryeministrja e Bangladeshit! Protestuesit plaçkisin rezidencën zyrtare

admin

Rasti Dehari, shkarkohet kryeinspektori Ylber Topalli

Muhamet Ramadani

OBSH: Gripi që po përhapet në të gjithë Evropën

admin