RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Palestinezët vuajnë nga uria në Gaza, pavarësisht armëpushimit

palestinezet-vuajne-nga-uria-ne-gaza,-pavaresisht-armepushimit

Agjencitë humanitare janë në “garë me kohën” për të dërguar ushqime dhe ndihma të tjera në Gaza, për shkak të pengesave që vazhdojnë të vendosen nga Izraeli, njoftoi një zyrtar i OKB-së.

Një zëdhënëse e Programit Botëror të Ushqimit (WFP) tha se dërgesat e ndihmave janë rritur që nga hyrja në fuqi e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit muajin e kaluar. Megjithatë, vetëm dy pika kalimi janë të hapura, gjë që “kufizon shumë sasinë e ndihmës” që mund të transportohet.

“Na duhet qasje e plotë. Na duhet që gjithçka të lëvizë shpejt. Jemi në një garë me kohën. Po vijnë muajt e dimrit, njerëzit ende vuajnë nga uria, dhe nevojat janë jashtëzakonisht të mëdha,” tha Abeer Etefa. /mesazhi

Related posts

Konjufca takon shefin e OSBE-së në Kosovë, i premton reformim të sistemit zgjedhor

admin

Altun: Izraeli përhap lajme të rreme për të fshehur gjenocidin në Gaza

Muhamet Ramadani

Tunizi: Të paktën 29 migrantë vdesin pas fundosjes së dy anijeve

admin