RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Pas 9 vitesh nuk ka të akuzuar e as të gjykuar për Astrit Deharin, e lëre më të dënuar

kurti:-pas-9-vitesh-nuk-ka-te-akuzuar-e-as-te-gjykuar-per-astrit-deharin,-e-lere-me-te-denuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se ish-aktivisti i kësaj partie, Astrit Dehari u vra në burg ku atje ishte për shkaqe politike.

Ai ka thënë se 9 vjet pas këtij rasti nuk ka as të gjykuar e as të akuzuar.

“Astrit Dehari ishte ne burg për shkaqe politike, për shkak se nuk pajtohej me pushtetin e atëhershëm. Ai u mbyt në burg dhe sot e kësaj dite nuk ka as të akuzuar e as të gjykuar e lërmë të dënuar për rastin e tij. Katër prokuror janë ndërruar dy të Prokurorisë së Prizrenit dhe dy të Prokurorisë Speciale, por nuk ka avancim cilësor”, ka thënë Kurti pas homazheve që janë bërë në 9 vjetorin e vdekjes së tij”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se si qeveri janë të interesuar që ky rast të zbardhet dhe të gatshëm ta ndihmojnë Prokurorinë e Shtetit.

Drejtësi për këtë rast ka kërkuar edhe kryetari i Kuvendit, Dimal Basha.

Ai ka thënë se Dehari është mbajt në burg pa aktakuzë.

Astrit Dehari ishte gjetur i vdekur në qelinë e tij ku po mbahej, i cili bashkë me disa aktivistë të tjerë të LVV-së ishte në burg nën dyshimin për sulm ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës.

Related posts

Avionë me ndihma dhe ekipe shpëtimi nga Türkiye nisen për në Libi

Muhamet Ramadani

Pro’testuesit propa’lestinezë bllokojnë portin italian të Genovas

admin

Panik në një park të Nju Jorkut/ Qëllohet me armë zjarri në mes të ditës! Një i vdekur dhe një i plagosur. Dyshohet se…

admin