RTV AHIRETI
Lajme

Koalicioni “Pro Familjes & Jetës” njofton protestë para Kuvendit kundër projektligjit për Barazinë Gjinore

koalicioni-“pro-familjes-&-jetes”-njofton-proteste-para-kuvendit-kunder-projektligjit-per-barazine-gjinore

Koalicioni Shqiptar “Pro Familjes & Jetës” ka njoftuar se më 6 nëntor, në orën 09:30, do të zhvillojë një tubim paqësor përpara Kuvendit të Shqipërisë. Qëllimi i protestës është mbështetja e vlerave familjare dhe kundërshtimi i projektligjit për Barazinë Gjinore.

Në thirrjen publike, organizatorët u bëjnë apel qytetarëve që të bashkohen për të “qëndruar bashkë për familjen dhe fëmijët”, duke e konsideruar projektligjin si një kërcënim ndaj vlerave tradicionale të familjes shqiptare.

Sipas njoftimit të koalicionit, protesta do të jetë paqësore, por me vendosmërinë për të bërë qëndrimin e tyre të dëgjuar.

“Familja është themeli i shoqërisë dhe çdo përpjekje për ta zëvendësuar apo relativizuar atë duhet të ndalet,” thuhet në deklaratë.

Tubimi do të zhvillohet në të njëjtën ditë kur Kuvendi pritet të shqyrtojë projektligjin për “Barazinë Gjinore dhe Mundësitë e Barabarta”.

The post Koalicioni “Pro Familjes & Jetës” njofton protestë para Kuvendit kundër projektligjit për Barazinë Gjinore first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Sekuestrohen mbi 10 mijë euro të falsifikuara në Kosovë, një në pranga

admin

Gjermania do të tërheq ushtarë nga Lindja e Mesme për shkak të luftës me Iranin

Kushtrim Guraj

OKB: Italia nuk duhet të lihet e vetme në fluksin e emigracionit të Mesdheut

admin