RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dy persona të ndaluar për dhënie dhe marrje ryshfeti gjatë votimit në Fushë Kosovë

dy-persona-te-ndaluar-per-dhenie-dhe-marrje-ryshfeti-gjate-votimit-ne-fushe-kosove

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se, në komunën e Fushë Kosovës, dy persona janë ndaluar me vendim të Prokurorit të Shtetit për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, sipas nenit 212 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, gjatë hetimeve të kryera, është sekuestruar një telefon, i cili do të përdoret si provë në procedurën e mëtejshme hetimore.

Veprimet e deritanishme janë ndërmarrë në përputhje me dispozitat ligjore, ndërsa Prokuroria ka bërë të ditur se do të vazhdojë me të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për ndriçimin e plotë të rastit.

Ky rast vjen në një periudhë kur institucionet ligjzbatuese po përqendrohen në parandalimin e çdo forme të ndërhyrjes në procesin zgjedhor, duke synuar sigurimin e një procesi demokratik dhe transparent për qytetarët.

Related posts

Pse Arabia Saudite ngurron të nënshkruajë Marrëveshjet e Abrahamit?

RTI

Ush’tria iz’raelite kufizon faljen e namazit të xhumasë në Bregun Perëndimor

admin

OKB dërgon ndihma humanitare në Idlib pas një ndërprerje prej 2 muaj e gjysmë

Muhamet Ramadani