RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbi 70 sportistë kërkojnë nga UEFA ndalimin e Izraelit

mbi-70-sportiste-kerkojne-nga-uefa-ndalimin-e-izraelit

Më shumë se 70 sportistë kanë kërkuar nga organizata evropiane e futbollit, UEFA, që të përjashtojë Izraelin për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut ndaj palestinezëve.

Në një letër drejtuar presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, organizata Athletes for Peace shprehu mbështetje për thirrjet që kërkojnë ndërprerjen e lidhjeve me Federatën Izraelite të Futbollit.

Letra, e hartuar nga Game Over Israel dhe e mbështetur nga The Gaza Tribunal dhe The Hind Rajab Foundation, thekson: “Asnjë skenë, fushë apo arenë ndërkombëtare nuk duhet të mirëpresë një regjim që kryen gjenocid, aparteid dhe krime të tjera kundër njerëzimit.”

Ndër nënshkruesit është edhe ish-lojtari i Manchester United, Paul Pogba. Letra paralajmëron se lejimi i atyre “që dëmtojnë njerëzimin e tyre dhe të të tjerëve” në futboll rrezikon të minojë vlerat themelore të këtij sporti. /mesazhi

Related posts

9 ministra izraelitë kërkojnë që policia të lejojë pushtuesit të sulmojnë Al-Aksën

Kushtrim Guraj

Aktivistët ngjiten në Portën e Brandenburgut për të protestuar “bashkëfajësinë” e Gjermanisë në gjenocidin në Gaza

Muhamet Ramadani

Mali i Zi, në mesnatë fillon heshtja zgjedhore në prag të zgjedhjeve parlamentare

Muhamet Ramadani