RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetTurqi

Kryeministri Kurti mirëpriti Presidentin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), Abdullah Eren

kryeministri-kurti-mirepriti-presidentin-e-agjencise-turke-per-bashkepunim-dhe-koordinim-(tika),-abdullah-eren

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Presidentin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), Abdullah Eren. Në fokus të bisedës ishin thellimi i bashkëpunimit dypalësh dhe projektet zhvillimore që TİKA po mbështet në Kosovë dhe në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Të dy vlerësuan rezultatet e deritanishme të projekteve në arsim, shëndetësi, zhvillim rural dhe bujqësi, si dhe ruajtje të trashëgimisë kulturore, duke theksuar rëndësinë e tyre për përmirësimin e shërbimeve publike dhe fuqizimin socio-ekonomik të komuniteteve lokale.

Kryeministri u shpreh se Kosova e çmon partneritetin me Turqinë dhe kontributin e TİKA-s në projekte konkrete që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve tanë.

Nga ana e tij, Abdullah Eren theksoi përkushtimin e TİKA-s për vazhdimin dhe zgjerimin e programeve mbështetëse. Ai shprehu vullnetin dhe gatishmërinë që të punohet së bashku me institucionet qendrore dhe komunale për projekte të shpejta, të qëndrueshme dhe me ndikim të matshëm.

U dakordua të krijohet një koordinim edhe më i afërt mes ekipeve për të identifikuar prioritete të reja, me fokus te investimet në infrastrukturë arsimore e shëndetësore, mbështetja e ndërmarrjeve të vogla rurale dhe projektet e ruajtjes së trashëgimisë.

Related posts

Osmani e Kurti nesër e presin në takim Cholletin

admin

Rritet numri i viktimave në Gaza, 72,329 të vrarë dhe 172,192 të plagosur

RTI

Biden njofton bashkëpunimin SHBA-Mbretëri e Bashkuar për të adresuar nevojën urgjente për marrëveshjen e ar’mëpushimit në Ga’za

admin