RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shkelja e të drejtave të shqiptarëve në Luginë, Besnik Bislimi e informon Peter Sorensenin

shkelja-e-te-drejtave-te-shqiptareve-ne-lugine,-besnik-bislimi-e-informon-peter-sorensenin

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar sot përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, lidhur me pengesat sistematike që po u bëhen shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Sipas Bislimit, autoritetet serbe kanë bllokuar tre herë radhazi pagesat e destinuara për furnizimin me tekste shkollore dhe mbështetjen institucionale të Këshillit Kombëtar Shqiptar, në vlerë prej 304,511.16 eurosh.

“Ky nuk është gabim teknik, por një model i qëllimshëm administrativ që synon të pengojë mbështetjen e ligjshme dhe transparente për komunitetin shqiptar në Luginë”, ka shkruar Bislimi.

Ai ka shtuar se 3,650 nxënës shqiptarë në Luginë janë duke përdorur 35,448 tekste shkollore të financuara nga Qeveria e Kosovës, ndërsa qeveria ka përmbushur të gjitha obligimet ligjore dhe institucionale për këtë proces.

Institucionet e Kosovës, sipas Bislimit, i kanë dorëzuar Bashkimit Evropian të gjitha provat dokumentare për bllokimet e fondeve, përfshirë komunikimet bankare dhe vendimet zyrtare.

“Kosova nuk mund të qëndrojë indiferente kur mekanizmat administrativë përdoren për të cenuar të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë,” ka shkruar Bislimi.

Related posts

Kurti i kërkon BE-së që ta mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljet e marrëveshjes

Muhamet Ramadani

Mbi 3 mijë persona vdiqën në aksidente trafiku që nga viti 2000 në Kosovë

Muhamet Ramadani

Deri në 600 mijë armë në duart e qytetarëve të Kosovës, eksperti i sigurisë ngre alarmin

admin