RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Netanyahu falënderon Trumpin për letrën drejtuar presidentit Herzog për faljen e tij

netanyahu-falenderon-trumpin-per-letren-drejtuar-presidentit-herzog-per-faljen-e-tij

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka falënderuar ish-presidentin amerikan Donald Trump për “mbështetjen e jashtëzakonshme”, pasi ky i fundit i ka dërguar një letër presidentit izraelit Isaac Herzog, duke kërkuar që Netanyahu të falet.

Në një postim në rrjetin X, Netanyahu shkroi: “Si zakonisht, ti shkon drejt e në thelb dhe e thua të vërtetën ashtu siç është. Mezi pres të vazhdojmë partneritetin tonë për forcimin e sigurisë dhe zgjerimin e paqes.”

Në letrën e tij, Trump i ka quajtur akuzat për korrupsion ndaj Netanyahut “politike” dhe “të pabazuara”.

Ai gjithashtu ka lavdëruar udhëheqjen e Netanyahut gjatë luftës, e cila ka shkaktuar vdekjen e mbi 69 mijë palestinezëve, përfshirë të paktën 20 mijë fëmijë, një ofensivë që hetuesit e Kombeve të Bashkuara e kanë përshkruar si gjenocid. /mesazhi

Related posts

Spanja thërret të ngarkuarin me punë të Izraelit për shkak të ndalimit të meshës në Kuds

RTI

Disa lagje në kryeqytet pa furnizim me ujë, shkak punimet në rrjet

admin

Eksperti i gjenocideve: Ajo që po shohim në Gaza është “përsëritje e Aushvicit”

admin