RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Argjentinë, 20 të plagosur nga shpërthimi në një fabrikë agrokimike

argjentine,-20-te-plagosur-nga-shperthimi-ne-nje-fabrike-agrokimike

Sipas informacioneve të para, 20 persona janë plagosur nga një shpërthim që ndodhi në zonën industriale në qytetin Ezeiza në Argjentinë, transmeton Anadolu.

Mediat lokale raportojnë se një seri shpërthimesh, shkaku i të cilëve ende mbetet i paqartë, ndodhi në zonën industriale Carlos Spegazzini të qytetit, përkatësisht në një fabrikë agrokimike.

Shumë ekipe zjarrfikëse u dërguan në vendngjarje, ndërkohë autoritetet njoftuan se zjarri i shkaktuar nga shpërthimi ende nuk është nën kontroll dhe flakët arritën mbi 20 metra lartësi.

Shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur në një depo të një kompanie të kimikateve bujqësore.

Pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale tregojnë se flakët përhapeshin me shpejtësi.

Related posts

E rëndë në Itali! Nëna qëllon djalin e saj me plumb në kokë dhe më pas kryen v*tëvrasje! 15-vjeçari në luftë për jetën

admin

Kina dërgon 53 tonë tenda në Turqi për të ndihmuar në lehtësimin e tërmetit – VIDEO

admin

Macron: Ukraina nuk do të pushtohet

admin