RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Agjencia e OKB-së bën thirrje për sigurimin e furnizimeve për strehim në Gaza mes kushteve të vështira të motit

agjencia-e-okb-se-ben-thirrje-per-sigurimin-e-furnizimeve-per-strehim-ne-gaza-mes-kushteve-te-veshtira-te-motit

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) ka bërë thirrje për furnizimin e materialeve për strehim në Rripin e Gazës së shkatërruar nga lufta, teksa shirat e rrëmbyeshëm përmbytën tendat e civilëve të zhvendosur mes kushteve të tmerrshme humanitare, transmeton Anadolu.

“Dimri ka ardhur në Gaza. Shirat e dimrit në Gaza po i bëjnë kushtet edhe më të dëshpëruara. Familjet strehohen kudo që të munden, përfshirë edhe në tenda të improvizuara”, tha UNRWA në platformën sociale të kompanisë amerikane X.

Agjencia e OKB-së përsëriti se ajo i ka furnizimet për strehim që nevojiten urgjentisht në Gaza për “të ndihmuar njerëzit të kalojnë dimrin”.

Sipas Mbrojtjes Civile të Gazës, dhjetëra tenda që strehojnë palestinezë të zhvendosur u përmbytën në Al-Mawasi në qytetin Khan Younis të Gazës.

Që nga mëngjesi i të premtes, Rripi i Gazës ka qenë nën ndikimin e një sistemi të presionit të ulët të shoqëruar nga një masë ajri të ftohtë dhe reshje të dendura të shiut, duke përkeqësuar vuajtjet e 1.5 milionë civilëve të zhvendosur në enklavën e shkatërruar nga lufta.

Izraeli vazhdon të bllokojë hyrjen e materialeve të strehimit si tendat dhe shtëpitë mobile, duke shkelur detyrimet e tij sipas marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor.

Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli në sulmet në Gaza ka vrarë të paktën 69 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe e ka shndërruar enklavën në rrënoja.

Related posts

Artizanate shprese në Gaza: Fenerë të Ramazanit nga kutitë e ndihmave

RTI

Detaje rrëqethëse se në çfarë gjendje ishin gjetur të masakruarit në Reçak

admin

Kuleba: Na jepni avionë F-16, pasi Rusia duhet ndalur

Muhamet Ramadani