RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministrat izraelitë të ekstremit të djathtë kërkojnë nga Netanyahu të përjashtojë njohjën e shtetit palestinez

ministrat-izraelite-te-ekstremit-te-djathte-kerkojne-nga-netanyahu-te-perjashtoje-njohjen-e-shtetit-palestinez

Ministrat izraelitë të ekstremit të djathtë kanë bërë thirrje për Kryeministrin Benjamin Netanyahu që të mohojë qartë mundësinë e krijimit të një shteti palestinez.

Në një mesazh në X, Ministri i Financave Bezalel Smotrich i kërkoi Netanyahu-t të sqaronte qëndrimin e tij. “Formuloni menjëherë një përgjigje të qartë dhe vendimtare që t’i bëjë të ditur botës: një shtet palestinez kurrë nuk do të lindë në tokat e atdheut tonë,” shkroi Smotrich, i cili jeton në një vendbanim izraelit të paligjshëm në Bregun Perëndimor të okupuar.

Ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir dërgoi një mesazh të ngjashëm, duke thënë se partia e tij, Jewish Power, nuk do të marrë pjesë në një qeveri që lejon një shtet palestinez.

Ai sugjeroi gjithashtu “nismën e emigrimit vullnetar” të palestinezëve nga Gaza si “zgjidhjen e vetme reale” për enklavën e shkatërruar nga lufta. /mesazhi

Related posts

Polonia dërgon mijëra ushtarë pranë kufirit me Bjellorusinë

Muhamet Ramadani

153 milionë euro më pak mallra serbe në Kosovë më 2023, krahasuar me 2022

admin

Mohamed Salah mes bisedimeve për transferim drejtuar tifozëve të Trabzonsporit: “Shihemi shumë shpejt”

Hevzi