RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hamasi: Komuniteti ndërkombëtar të ndërhyjë urgjentisht ndaj katastrofës humanitare në Gaza

hamasi:-komuniteti-nderkombetar-te-nderhyje-urgjentisht-ndaj-katastrofes-humanitare-ne-gaza

Hamasi i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të “ndërmarrë veprime urgjente” duke tërhequr vëmendjen mbi katastrofën humanitare në thellim në Rripin e Gazës për shkak të shkeljeve të vazhdueshme të Izraelit pavarësisht armëpushimit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim, Hamasi thekson nevojën që komuniteti ndërkombëtar, vendet rajonale dhe të gjithë njerëzit e lirë të botës të ndërmarrin veprime menjëherë për t’i dhënë fund krizës humanitare që rëndohet gjithnjë e më shumë në Gaza.

“Populli i Gazës është privuar nga qasja në ushqim, ilaçe, ujë të pastër, tenda dhe strehim për shkak të gjenocidit dyvjeçar dhe se sistemi i kujdesit shëndetësor është pothuajse plotësisht i shkatërruar”, thuhet në deklaratën e Hamasit.

Deklarata thekson se kushtet e dimrit dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë përkeqësuar kërcënimin për civilët dhe se pushtuesi izraelit është përgjegjës për shkeljen e marrëveshjes, vazhdimin e sulmeve të tij dhe pengimin e rrjedhës së ndihmës humanitare.

– Presioni ndërkombëtar mbi Izraelin duhet të rritet

“Izraeli pushtues ka shkelur vazhdimisht marrëveshjen për përfundimin e luftës duke vazhduar sulmet e tij. Duke mbajtur pikat e kalimit të mbyllura, ai ka penguar ndihmën humanitare dhe mjekësore të arrijë në Gaza”, thuhet në deklaratën ku potencohet se “Izraeli mban përgjegjësi të plotë” për këto praktika.

Deklarata u bën thirrje vendeve garantuese, palëve në marrëveshje dhe u kërkon atyre të sigurohet rritja e presionit mbi Izraelin, zbatimi i plotë i protokollit humanitar dhe veçanërisht për hapjen menjëherë të kalimit kufitar Rafah për të lejuar furnizimet me ushqim, ilaçe, tenda dhe strehim emergjent në Gaza.

Pasi vihet në dukje rëndësia e lejimit të daljes së pacientëve dhe lëvizjes dypalëshe të civilëve, deklarata thekson se heshtja dhe mosveprimi i komunitetit ndërkombëtar po e përkeqësojnë më tej katastrofën humanitare në Gaza.

“Përfundimi i katastrofës humanitare do të jetë i pamundur pa siguruar rrjedhë të vazhdueshme dhe të papenguar të ndihmës humanitare për civilët në Gaza, pa përmbushjen e nevojave të tyre për strehim dhe pa hapur pikat kufitare për kalimet”, thuhet mes tjerash në deklaratë.

Related posts

Protesta në Izrael, kërkohet dorëheqja e Netanyahut dhe zgjedhje të reja

admin

New York Post: Joe Biden mund të pranojë mundësinë që të heqë dorë nga fushata për t’u rizgjedhur President! Ja çfarë thotë këshilltari demokrat

admin

Ushtria izraelite kryen bastisje në Bregun Perëndimor, arreston disa palestinezë

admin