RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ekuador, qytetarët në referendum votuan kundër bazave të huaja ushtarake

ekuador,-qytetaret-ne-referendum-votuan-kunder-bazave-te-huaja-ushtarake

Votuesit në Ekuador hodhën poshtë propozimin për të lejuar baza të huaja ushtarake në vend, me rezultatet e hershme që treguan se gati dy të tretat votuan kundër ndërsa rreth 90 për qind e fletëvotimeve u numëruan, transmeton Anadolu.

Qytetarët hodhën poshtë të dielën paketën me katër nene të vendosur në referendum nga qeveria e presidentit Daniel Noboa që synonte ndryshime kushtetuese. Votuesit hodhën votat e tyre për katër çështje kryesore, duke filluar nga lejimi i kthimit të bazave të huaja ushtarake deri te hartimi i një kushtetute të re.

Sipas rezultateve jozyrtare, 61.55 për qind votuan kundër ndërsa 38.45 për qind pro hartimit të një kushtetute të re ndërsa për kthimin e bazave të huaja ushtarake 60.5 për qind votuan kundër ndërsa 39.5 për qind pro.

Lidhur me propozimin për të ulur fondet shtetërore për partitë politike 57.96 për qind votuan kundër ndërsa 42.04 për qind pro. Për uljen e numrit të vendeve në kongres 53.41 votuan kundër ndërsa 46.59 për qind pro.

Noboa pranoi humbjen në referendum, duke deklaruar se do të respektojnë vullnetin e popullit ekuadoras.

“Angazhimi ynë nuk ndryshon, ai forcohet. Ne do të vazhdojmë të luftojmë pa u lodhur për vendin që ju meritoni, me mjetet që kemi”, tha Noboa në një postim në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X.

Rezultati i referendumit është pengesë për Noboan, i cili kërkoi të hiqte ndalimin e vitit 2008 për bazat e huaja ushtarake për të luftuar dhunën në rritje dhe krimin e organizuar, një veprim i mbështetur edhe nga SHBA-ja që synon të rihapë një bazë në bregdetin e Paqësorit.

Related posts

Vrasësi serial britanik pranon vrasjen e 17-vjeçares në vitin 1999

Hevzi

Kurti: Me Escobarin dhe Lajçakun do të flasim për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në veri

Muhamet Ramadani

Presidenti iranian bën thirrje për drejtësi, paralajmëron për shfrytëzimin e protestave për të përçarë kombin

admin