RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump: SHBA-ja do t’i shesë avionë luftarakë F-35 Arabisë Saudite

trump:-shba-ja-do-t’i-shese-avione-luftarake-f-35-arabise-saudite

Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se po mendon të miratojë shitjen e avionëve luftarakë F-35 Arabisë Saudite, vetëm disa orë para se princi i kurorës Mohammed bin Salman të vizitojë Shtëpinë e Bardhë të martën, transmeton Anadolu.

“Do të them se do ta bëjmë këtë. Do t’ua shesim F-35-at”, u tha Trump gazetarëve kur u pyet nëse planifikon t’i shesë avionët e avancuar luftarakë Arabisë Saudite.

Trump tha të premten se Riadi ka treguar interes të madh për blerjen e avionëve të avancuar të prodhuar nga “Lockheed Martin”.

“Ata duan të blejnë shumë avionë”. tha ai.

“Më kanë kërkuar ta shqyrtoj këtë. Ata duan të blejnë shumë ‘35’, por në fakt duan të blejnë edhe më shumë avionë luftarakë”, shtoi presidenti amerikan.

Komentet e tij erdhën ndërsa disa media amerikane raportuan se ai po anon drejt mbështetjes së shitjes.

Bloomberg, duke cituar një zyrtar të administratës, raportoi se Trump dhe princi i kurorës pritet të arrijnë një marrëveshje që i mundëson Arabisë Saudite të blejë F-35 gjatë vizitës, së bashku me marrëveshje të tjera ekonomike dhe mbrojtëse, përfshirë një marrëveshje për gaz natyror të lëngshëm.

Related posts

Sekretarja e jashtme britanike: Bota po “ecën në gjumë” drejt një krize ushqimore për shkak të Ngushticës së Hormuzit

admin

Erdogan: Marrëdhëniet Turqi-Rusi në nivelin më të avancuar

RTI

Trump pret Netanyahun në nisje të takimit në Mar-a-Lago

Muhamet Ramadani