RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

RD e Kongos: Një ministër dhe 19 persona të tjerë mbijetojnë pasi avioni i tyre merr flakë pas daljes nga pista

rd-e-kongos:-nje-minister-dhe-19-persona-te-tjere-mbijetojne-pasi-avioni-i-tyre-merr-flake-pas-daljes-nga-pista

Ministri kongolez i Minierave, Louis Watum Kabamba, dhe anëtarë të tjerë të delegacionit të tij i kanë shpëtuar një aksidenti, pasi avioni me të cilin po udhëtonin mori flakë pasi doli nga pista sot në mëngjes në jug të Republikës Demokratike të Kongos, tha një zyrtar, transmeton Anadolu.

“Aeroplani po vinte nga kryeqyteti Kinshasa kur doli nga pista gjatë uljes në aeroportin e Kolwezit, në provincën Lualaba”, tha për mediat pas incidentit këshilltari i komunikimit i ministrit, Isaac Nyembo.

“Pak momente më vonë, aeroplani mori flakë”, shtoi ai.

Sipas Nyembos, rreth 20 pasagjerë u evakuuan nga avioni para se ai të merrte flakë, ndërsa bagazhet u dëmtuan.

Ministri dhe zyrtarët e tjerë po udhëtonin drejt Kolwezit për të vlerësuar situatën në një minierë, ku 32 persona humbën jetën në një aksident të shtunën.

Related posts

Mehaj fton të rinjtë të aplikojnë për pjesëtarë të operacioneve speciale të FSK-së

admin

Përmbyllet fushata e informimit për liberalizimin e vizave për Kosovën

Muhamet Ramadani

Okupuesit izraelitë dogjën fushën e grurit dhe sulmuan fermerët palestinezë në Bregun Perëndimor

admin