RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjenerali Clark vazhdon ditën e dytë të dëshmisë në Speciale

gjenerali-clark-vazhdon-diten-e-dyte-te-deshmise-ne-speciale

Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën, Wesley Clark, i cili dje nisi dëshminë në Gjykatën e Hagës në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, sot vazhdon ditën e dytë të dëshmisë në Gjykatën Speciale.

Gjenerali amerikan, Clark dje gjatë dëshmisë së tij ka folur për takimin që ka pasur me Hashim Thaçin gjatë negociatave në Rambuje. Ai tha se Thaçi nuk ishte komandanti ushtarak.

Clark, deklaroi se gabimet e tjerëve nuk duhet t’i atribuohen Hashim Thaçit. Për këtë të fundit ish-gjenerali i NATO-s, beson se nuk ka pasur kontroll mbi njerëz që kanë kryer akte dhune.

Gjenerali Clark pritet të jetë dëshmitari i fundit, pas së cilës procesi do të kalojë në fazën përfundimtare të përmbylljeve nga palët, përpara shpalljes së vendimit nga trupi gjykues.

Pas përfundimit të kësaj dëshmie, të mërkurën, më 19 nëntor, do të mbahet Konferenca për ecurinë e çështjes. Seanca e planifikuar paraprakisht për të premten, më 21 nëntor, është anuluar.

Related posts

Erdoğan: Turqia do të kundërshtojë çdo kërcënim për shenjtërinë dhe statusin e xhamisë Al-Aksa

Muhamet Ramadani

Kundërshtar politik i kryeministres së arratisur, kush është fituesi i Çmimit Nobel që do të udhëheqë qeverinë e përkohshme në Bangladesh

admin

Turqia përsërit dënimin e sulmit ndaj Kuranit në Evropë

admin