RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia përsërit dënimin e sulmit ndaj Kuranit në Evropë

turqia-perserit-denimin-e-sulmit-ndaj-kuranit-ne-evrope

Turqia përsëriti dënimin e ashpër për sulmet ndaj Kuranit në Evropë, duke e cilësuar atë një murtajë, raporton Anadolu.

Duke folur në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij hungarez Peter Szijjarto në Budapest, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha se beson që bota islame do të marrë disa vendime në takimin e Organizatës së Bashkëpunimit Islam më 31 korrik.

“Duke parë historinë e kohëve të fundit, ka shumë mësime për të mësuar. Gjithçka në Evropë filloi me djegien e librave, dhe ato libra u dogjën nën mbikëqyrjen e shtetit. Pas djegies së librave, kishte kampe përqendrimi dhe ne e dimë se çfarë ndodhi më pas”, tha ai.

Kryediplomati turk tha se Turqia beson që fyerja e librave të shenjtë nën mbikëqyrjen e shtetit dhe përcaktimi i kësaj si liri e shprehjes nuk është i saktë, duke shtuar: “Zhvillimet strategjike, sociale dhe të tjera që do të dalin nga kjo, nuk janë kuptuar mirë”.

Ai shtoi se Turqia nuk mund të tolerojë denigrimin e vlerave të shenjta.

“Ne mendojmë se politikanët dhe burrështetasit evropianë sapo kanë filluar të ndërgjegjësohen për këtë çështje, dhe megjithëse shohim njëfarë ndërgjegjësimi, mbetet për t’u parë se si do ta pasqyrojnë këtë në praktikat dhe politikëbërjen e tyre”, tha kryediplomati turk, duke shtuar:

“Ne do të vazhdojmë të tregojmë reagimin tonë më të fuqishëm në platformat ndërkombëtare dhe të vazhdojmë përpjekjet tona për të rritur solidaritetin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për këtë çështje”.

Ditët e fundit, kopje të Kuranit u dogjën në Suedi dhe Danimarkë, veprime që u dënuan gjerësisht nga Turqia, Arabia Saudite dhe vende të tjera.

Related posts

Prizreni, ‘Xhamia Qendrore’ e Zhurit e fitoi vendin e parë në gara diturie në nivel Kosove

rezart morina

Anketa/ VOA: 1 në 3 amerikanë mendojnë se Trump veproi në mënyrë të jashtëligjshëm në rastin e pagesës në këmbim të heshtjes

admin

Sulmuan ndërtesat fetare në rajonin e Dagestanit të Rusisë, eliminohen pesë autorët! Kremlini shpall tre ditë zie për viktimat

admin