RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Venezuelë

trump-nuk-e-perjashton-mundesine-e-dergimit-te-trupave-amerikane-ne-venezuele

Presidenti amerikan Donald Trump refuzoi të përjashtojë mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Venezuelë, duke shtuar se ai “me shumë gjasë” do të flasë me presidentin Nicolas Maduro, transmeton Anadolu.

I pyetur nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë nëse do të përjashtonte dislokimin e forcave amerikane në terren, Trump u përgjigj: “Nuk e përjashtoj. Nuk përjashtoj asgjë”.

“Thjesht duhet të kujdesemi për Venezuelën. Ata hodhën qindra mijëra njerëz nga burgjet e tyre drejt vendit tonë”, tha ai. “Kemi një kufi shumë të rreptë tani; askush nuk hyn, por një vit më parë kishim miliona njerëz që kalonin”, shtoi Trump.

Trump tha gjithashtu se është i hapur të flasë drejtpërdrejt me Maduron, ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten në Karaibe, ku SHBA-ja ka kryer një sërë goditjesh ndaj anijeve që pretendon se janë të përfshira në trafik droge.

I pyetur nëse do të angazhohej të fliste me Maduron përpara se të autorizonte goditje të tjera, Trump tha se “me gjasë do të flasë me të”.

Komentet e tij erdhën gjithashtu pas vendimit të Washingtonit për të shpallur kartelin venezuelas “Cartel de los Soles” si Organizatë të Huaj Terroriste (FTO), duke i dhënë agjencive amerikane autoritet më të gjerë ligjor për të goditur entitete të lidhura me Maduron, të cilin Trump e akuzon se e udhëheq këtë rrjet.

Trump sinjalizoi po ashtu një gatishmëri për të ndërmarrë veprime të ngjashme në vendet fqinje, duke thënë se do të ishte i hapur të urdhëronte goditje brenda Meksikës dhe Kolumbisë për të ndërprerë rrjedhën e drogës.

“A do të kryeja goditje në Meksikë për të ndalur drogën? Për mua është në rregull, çfarëdo që duhet bërë për të ndalur drogën”, tha ai. “Kolumbia ka fabrika kokaine ku prodhohet kokaina. A do t’i shkatërroja ato fabrika? Do të isha krenar ta bëja… sepse do të shpëtonim miliona jetë”.

Related posts

Protestohet në Ferizaj – kërkohet drejtësi për Marigona Osmanin

Muhamet Ramadani

Presidenti i Libanit: Ushtria është gati të marrë nën kontroll pozicionet e mbajtura nga Izraeli

RTI

Izraeli do të kufizojë hyrjen e palestinezëve në Al-Aksa gjatë muajit të Ramazanit

admin