RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hamasi kundërshton rezolutën e OKB-së për Gazën

hamasi-kundershton-rezoluten-e-okb-se-per-gazen

Hamasi ka kritikuar ashpër rezolutën e OKB-së për Gazën, duke deklaruar se ajo nuk përmbush kërkesat politike dhe humanitare të popullit palestinez. Lëvizja refuzoi idenë e një force ndërkombëtare që do të çarmatoste grupet rezistuese në Gaza, duke e cilësuar atë si hap që favorizon Izraelin dhe cenon neutralitetin ndërkombëtar.

Hamasi theksoi se çdo forcë ndërkombëtare duhet të vendoset vetëm në kufij, të mbikëqyrë armëpushimin dhe të jetë plotësisht nën mbikëqyrjen e OKB-së, në koordinim me institucionet zyrtare palestineze. Në deklaratë u ritheksua se rezistenca ndaj pushtimit është “e drejtë legjitime” e garantuar nga ligjet ndërkombëtare.

Lëvizja u bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe Këshillit të Sigurimit që të miratojnë rezoluta që fokusohen te ndalja e luftës, rindërtimi i Gazës, përfundimi i pushtimit dhe e drejta e palestinezëve për vetëvendosje me Jerusalemin kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm. /mesazhi

Related posts

SHBA, Adnan Syed lirohet nga burgu pas përmbysjes së dënimit për vrasje

admin

Erdogan bisedon me presidentin e Kurdistanit irakian mes tensioneve në rajon

admin

Grupet palestineze në Gaza bëjnë thirrje për “rritjen e presionit” kundër sulmeve izraelite

Muhamet Ramadani