RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kërkohet ekspertizë ndërkombëtare për rastin e kidnapimit të policëve kosovarë

kerkohet-ekspertize-nderkombetare-per-rastin-e-kidnapimit-te-policeve-kosovare

Shtatë ditë pas rrëmbimit të tre policëve kufitarë Kosovës dhe mbajtjes në paraburgim në Beograd, organizatat vendore për të drejtat e njeriut bëjnë thirrje që të mos ketë asnjë formë të maltretimit ndaj tyre por të lirohen menjëherë. Ndërkohë përpos publikimit të provave për shkelje të sovranitetit të Kosovës, Qeveria sipas deputetëve të opozitës të cilët janë edhe pjesë e Komisionit për Siguri, duhet të kërkojnë ekspertizë ndërkombëtare.

Një javë pas rrëmbimit të tre policëve kufitarë të Kosovës, Ministri i Brendshëm, ka paraqitur detaje të reja mbi rastin.

Përmes një video ilustrimi, ministri Xhelal Sveçla, ka treguar se policët ishin mbi 1 kilometër brenda territorit të Kosovës. Ndërkaq njësitë speciale të Serbisë hynë kësaj rruge dhe rrëmbyen oficerët e Kosovës. I gjithë ky aksion sipas Sveçlës është kryer me urdhër të presidentit serb.

Rrëfimi dhe ri-tregimi i shkeljes së sovraniteti të Kosovës sipas deputetëve të opozitës, duhet të ndërkombëtarizohet.

“Qeveria e Kosovës dhe kushdo që merret me këtë temë duhet të kërkojnë ekspertizë ndërkombëtare. Po flasim për territor “ndërkombëtar” që është nën patronatin ndërkombëtar, patronatin e NATO-s, dhe ekspertizën duhet të bëjnë institucionet ndërkombëtare. Mund të ftohen këtu edhe FBI edhe kushdo qoftë”, ka deklaruar Hisen Berisha, deputet i PDK-së (anëtar i Komisionit për Siguri).

Përpos kësaj, anëtari i Komisionit për Siguri i bënë thirrje edhe ndërkombëtarëve të jenë të prerë ndaj agresionit serb.

“Këtu është kryer agresion, këtu është cënuar territori i cili kontrollohet nga NATO dhe është shkelur rezoluta 1244, dhe e ndalon rreptësisht depërtimin e ushtrisë policisë dhe administratës serbe në territor të Kosovës. Kjo është shkelur dhe për këtë duhet të penalizohet Serbia”, ka deklaruar tutje Berisha.

Për gjendjen shëndetësore kanë treguar personalisht tre policët në qendrën e paraburgimit në Kralevë. Takimin me ta dhe informacionet për familjarët i ka përcjellur Shefi i Zyrës Ndërlidhëse në Beograd, Jetish Jashari.

Duke kërkuar që të lirohen sa më shpejt nga KLMDNJ tregojnë se kanë kërkuar leje për vizitë por nuk kanë marrë përgjigje.

“Dhunë fizike ndaj tyre nuk ushtrohet trajtimit është sikur për të gjithë të burgosurit të tjerë në përputhje me ligjin. Ndërkaq për këtë rastin e policëve në si Këshill kemi deklaruar menjëherë që e përjashtojmë përdorimin e dhunës fizike sepse është rast i ndjeshëm dhe mendoj se asnjë shtet normal nuk do ta përdoret dhunë”, ka thënë Behxhet Shala, nga KMDLNJ.

Kryeministri Kurti dhe kryediplomatja Donika Gërvalla kanë bërë e ditur se autoritetet serbe kanë thënë se policët mund të vizitohen të premten nga familjarët, por nuk dihet nëse do të ndodhë vërtetë kështu./RTV dukagjini/

Reklama

Related posts

SHBA-ja kryen sulme ajrore në Siri kundër grupeve të mbështetura nga Irani

admin

Rruga e re që do të lidhë Prizrenin e Tetovën, ndahen 2 milionë euro për këtë vit

admin

Presidenti sirian Assad mbërrin në Moskë për bisedime me Putinin e Rusisë – VIDEO

rezart morina