RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA, dënohet me 2 vjet burg personi që kërcënoi presidentin Trump dhe zv/presidentin

shba,-denohet-me-2-vjet-burg-personi-qe-kercenoi-presidentin-trump-dhe-zv/presidentin

Një person nga Michigani, i cili ka të njëjtat iniciale dhe emër si zëvendëspresidenti i SHBA-së dhe kërcënoi të vriste presidentin Donald Trump dhe zv/presidentin JD Vance, u dënua të hënën me dy vjet burg federal, njoftoi Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, transmeton Anadolu.

Sipas Departamentit, James Donald Vance Jr., 67-vjeç, postoi mesazhe në mediat sociale duke kërcënuar të vriste Trumpin dhe Vance.

Në postimet e tij, Vance Jr. shkroi se nuk i interesonte nëse vdiste apo do ta kalonte pjesën tjetër të jetës së tij në burg. Ai u deklarua fajtor për kërcënimin për të vrarë ose plagosur presidentin dhe zv/presidentin.

Një gjykatë federale në Michigan e dënoi atë me dy vjet burg.

Veçmas, më 20 tetor, Richard Spring u dënua me 18 muaj burg dhe u gjobit me 2.000 dollarë për kërcënimin për të vrarë Trumpin.

Related posts

Vdes një punëtor, ra nga kati i tretë i një objekti në Vushtrri

Irfan Jahiu

Liderët e BE-së takohen në Bruksel me kryeministren e re të Italisë, Giorgia Meloni

admin

Erdogan: Blerja e avionëve amerikanë F-16 nuk duhet të kushtëzohet me anëtarësimin e Suedisë në NATO

Muhamet Ramadani