RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia shet për herë të parë avionë luftarakë Su-57

rusia-shet-per-here-te-pare-avione-luftarake-su-57

Rusia ka shitur për herë të parë avionë luftarakë Su-57, të gjeneratës së pestë, transmeton Anadolu.

Drejtori i Përgjithshëm i “United Aircraft Corporation” (UAC) prodhuesit të Su-57, Vadim Badekha foli për kanalin shtetëror rus “Pyerviy Kanal”.

“Rusia ka eksportuar Su-57. Klienti dhe partneri ynë i huaj tashmë ka marrë dy avionët e parë. Ata kanë filluar misionin luftarak dhe po demonstrojnë cilësitë e tyre më të mira. Klienti ynë është i kënaqur”, tha Badekha.

Ai nuk ndau detaje rreth vendit që bleu avionët Su-57. Në disa lajme në mediat ruse janë paraqitur informacione se vendi në fjalë mund të jetë Algjeria.

I zhvilluar si një avion luftarak i gjeneratës së pestë për Forcën Ajrore Ruse, Su-57 dallohet për rrezen e tij të fluturimit, shpejtësinë dhe manovrueshmërinë.

Su-57 ka karakteristika të tilla si fluturimi supersonik i pa përforcim, ngritje dhe ulje në distancë të shkurtër, teknologjitë e padukshmërisë së radarit (fantazmë), sisteme armësh në ndarje të mbyllura dhe manovrueshmëri superiore.

Related posts

Kosova pritet të ketë 1.6 milion banorë

Muhamet Ramadani

Avionët luftarakë izraelitë godasin urën Qasimiya mbi lumin Litani në Libanin jugor

Kushtrim Guraj

Të paktën 90 të vdekur dhe 12 të zhdukur pas përmbytjeve në Vietnamin qendror

RTI