RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, konstituohet komisioni parlamentar për reformën zgjedhore

shqiperi,-konstituohet-komisioni-parlamentar-per-reformen-zgjedhore

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore pranë Kuvendit të Shqipëri ka mbajtur sot mbledhjen e parë, raporton Anadolu.

Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i komisionit si përfaqësues i partisë në pushtet, Partisë Socialiste, në hapje të mbledhjes u shpreh se ky komision është ngritur me konsensusin e të gjitha forcave politike.

“Shpresojmë që kësaj here të bëjmë një reformë reale të plotë dhe konsensuale. Shpresoj që puna e këtij komisioni edhe në frymën tashmë të traditës së krijuar të jetë bashkëpunuese, gjithmonë me qëllimin e arritjes dhe gjetjes së zgjidhjeve që i bëjnë zgjedhjet më të mira. Ne na intereson që ky komision të jetë komision pune për të dalë me një produkt”, tha Gjiknuri.

Oerd Bylykbashi, bashkëkryetar i komisionit si përfaqësues i partisë më të madhe opozitare, Partisë Demokratike, u shpreh se angazhimi maksimal i opozitës është që çdo problem të trajtohet në mënyrë më të plotë.

“Topi është në fushën e maxhorancës që të tregojë vullnetin politik që reforma zgjedhore të jetë një reformë që ka sukses për shqiptarët dhe jo për partitë politike”, tha Bylykbashi.

Më 27 tetor 2025, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore.

Sipas Kuvendit të Shqipërisë, ky komision ka objekt të veprimtarisë së tij hartimin e ndryshimeve legjislative për reformën zgjedhore, trajtimin e rekomandimeve në raportet e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 dhe për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Related posts

18 të vr’arë nga një su’lm iz’raelit në Ga’za, të gjithë të një familjeje

Muhamet Ramadani

Rritet në 71.550 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e Izraelit në Gaza

Muhamet Ramadani

KFOR zhvillon stërvitje me gjuajtje të drejtpërdrejta në Prishtinë (FOTO)

admin