RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Princi saudit i kurorës mbërrin në Shtëpinë e Bardhë për takim me Trumpin

princi-saudit-i-kurores-mberrin-ne-shtepine-e-bardhe-per-takim-me-trumpin

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, mbërriti në Shtëpinë e Bardhë sot për bisedime dypalëshe me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të cilat pritet të rezultojnë në nënshkrimin e një game të gjerë marrëveshjesh dypalëshe, raporton Anadolu.

Bin Salman, udhëheqësi de fakto i Arabisë Saudite, u prit me një ceremoni mirëseardhjeje madhështore, siç pritet zakonisht një mbret, ndërsa avionë fluturuan në formacion V mbi Shtëpinë e Bardhë, qëlluan topat dhe luajti banda e Trupave Detare të SHBA-së. Trump e priti bin Salmanin në Portikun Jugor, para se liderët të hynin në ndërtesën ekzekutive.

Pritet që ata të nënshkruajnë disa marrëveshje dypalëshe, duke përfshirë shitjen e avionëve luftarakë F-35 me teknologji të fshehtë (stealth) për mbretërinë, si dhe marrëveshje biznesi dhe të tjera.

Vizita është e para e bin Salmanit pas më shumë se shtatë vitesh.

Related posts

Presidentja e Komisionit Evropian mbështet thirrjet e vendeve ndërmjetëse për ar’mëpushim në Ga’za

Muhamet Ramadani

Pyjet e Amazonës humbën “3 mijë fusha futbolli në ditë” në vitin 2022

admin

Kolona te Dheu i Bardhë: Afro një orë pritje për hyrje në kufi

Muhamet Ramadani