RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, gjykata pezullon nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku

shqiperi,-gjykata-pezullon-nga-detyra-zv.kryeministren-belinda-balluku

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka vendosur të pezullojë nga detyra zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë, Belinda Balluku, transmeton Anadolu.

Gjithashtu gjykata ka vendosur ndaj Ballukut edhe masën “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Balluku është e pandehur dhe akuzohet për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Në një njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për rastin në fjalë thuhet se sot janë ekzekutuar masat ndaj Ballukut.

“Janë evidentuar shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike, në kuadër të dy procedurave të rëndësishme prokurimi: Ndërtimi i tunelit të Llogarasë, pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë të autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë) dhe ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4, të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar”, thuhet në njoftim.

Më 31 tetor, SPAK konfirmoi akuzën ndaj Ballukut për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Balluku e ka mbajtur postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë që prej janarit të vitit 2019 dhe të zv.kryeministres prej korrikut 2022, në qeveritë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Related posts

Një i vdekur nga arma e zjarrit dhe dy të plagosur nga therja me thikë në Prishtinë

admin

Kurti viziton BIK-un për Kurban Bajram: Sakrifica dhe solidariteti obligim për të mirën e përgjithshme

Irfan Jahiu

Analiza e REL: Pse Vuçiq e fajëson Malin e Zi pas arrestimit të shefit të policisë së Beogradit?

admin