RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti viziton BIK-un për Kurban Bajram: Sakrifica dhe solidariteti obligim për të mirën e përgjithshme

kurti-viziton-bik-un-per-kurban-bajram:-sakrifica-dhe-solidariteti-obligim-per-te-miren-e-pergjithshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka ka vizituar sot myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, me rastin Kurban Bajramit, prej ku tha se kjo festë obligon solidaritetin e bujarinë për të mirën e përgjithshme, raporton KosovaPress.

Ai kujtoi edhe sakrificën sublime të 37 mimamëve hoxhallarë që ranë dëshmorë të luftës së fundit në Kosovë.

“Vizitën e parë për festën e Kurban Bajramit, si për çdo vit, këtë vit vijmë te Bashkësia Islame e Kosovës, për t’ia uruar Myftiut, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij, këtë festë të sakrificës, e cila na e përkujton e vazhdimisht na e mëson që edhe sakrifica është festë, sepse ne i gëzojmë të mirat dhe frytet e atyre të cilët kanë sakrifikuar para nesh dhe kanë mundësuar që ne të kemi liri e prosperitet, para së gjithash dëshmorët e kombit, ku ne asnjëherë nuk e harrojmë që aty janë edhe 37 imamë hoxhallarë nga lufta çlirimtare, bartëse e të cilës ishte UÇK-ja e deri tek ajo që bëjmë sot si institucione që qytetarve t’iu dalim në ndihmë për çdo nevojë që kanë. Kurban Bajrami ëhstë festë e cila na obligon të ndihmojmë njëri-tjetrin, të respektojmë njëri-tjetrin, të tregojmë solidaritet e bujari për të mirën e përgjithshme, duke mos e lënë askënd prapa”, tha Kurti.

Related posts

Turqi, kurorë e zezë me mbishkrimin “Nuk e harruam masakrën e Çamërisë” para Konsullatës Greke në Edirne

admin

Komision Evropian iu shkruan vendeve të BE-së për liberalizimin e vizave

admin

Në veri ndalohet një auto-ambulancë përplot barna, dyshohet se po kontrabandoheshin nga Serbia

admin