RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përparim në negociata: Trump lehtëson tarifat ndaj Brazilit

perparim-ne-negociata:-trump-lehteson-tarifat-ndaj-brazilit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump lëshoi të enjten urdhër të ri ekzekutiv për të modifikuar tarifat që administrata e tij vendosi këtë verë mbi një gamë të gjerë mallrash braziliane, duke hequr detyrime shtesë për disa importe bujqësore, raporton Anadolu.

Ky vendim është rishikim i “urdhrit ekzekutiv 14323” të nënshkruar në korrik, në të cilin Trump shpalli gjendje emergjence kombëtare për ato që i quajti “politika, praktika dhe veprime të Qeverisë së Brazilit”, të cilat, sipas tij, përbënin kërcënim për sigurinë kombëtare dhe interesat ekonomike të SHBA-së. Urdhri i mëparshëm shtonte një taksë shtesë prej 40 për qind “ad valorem” ndaj shumë importeve braziliane.

Sipas urdhrit, “ka pasur përparim fillestar në negociatat me Qeverinë e Brazilit”, duke iu referuar telefonatës së muajit të kaluar mes Trumpit dhe homologut të tij brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, të cilët ranë dakord të hapin negociata për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

Aneksi i përditësuar i urdhrit të korrikut, që hyn në fuqi në mënyrë retrospektive më 13 nëntor, i heq disa kategori bujqësore nga lista e mallrave që i nënshtrohen detyrimit shtesë.

Sipas direktivës, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet dhe ta këshillojë presidentin nëse nevojitet ndërmarrja e hapave të tjerë.

Related posts

Një palestinez goditet me thikë për vdekje nga një kolon izraelit në Bregun Perëndimor

admin

Ushtria izraelite sulmon spitalin “Nasser” në Gaza, raportohet për viktima dhe të plagosur

Muhamet Ramadani

Osmani takohet me ambasadorin Hovenier, diskutohet sërish situata në veri

admin