RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, mbahet samiti mbi Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian

shqiperi,-mbahet-samiti-mbi-planin-e-rritjes-te-bashkimit-evropian

Në Shqipëri ka filluar samiti mbi Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian (BE), ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e BE-së do të diskutojnë për planin e rritjes dhe integrimin ekonomik, raporton Anadolu.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur në ambientet e Pallatit të Brigadave në Tiranë liderët dhe zyrtarët e tjerë pjesëmarrës në samit, si kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, kryeministrin serb Gjuro Macut, kryeministrin malazez Milojko Spajiq, kryetaren e Këshillit të Ministrave të BeH-së Borjana Krishto dhe komisioneren për Zgjerimin të BE-së, Marta Kos.

Samiti për Planin e Rritjes me temë “Rruga jonë drejt BE”, ka në fokus diskutimet për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt tregut të BE-së.

Samiti do të zhvillojë punimet në dy panele diskutimesh me temë: “Formimi i nismave të reja, me përfitime për qytetarët dhe biznesin” dhe “Përmbushja e angazhimeve të përbashkëta – Rezultatet dhe përshpejtimi”.

Në përfundim të punimeve të samitit, kryeministri Rama dhe komisonerja Kos do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Autoritetet shqiptare e kanë konsideruar samitin e sotëm një tjetër ngjarje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare

Related posts

Kompanitë zvicerane eksportuan 30.8 milionë dollarë mallra me përdorim të dyfishtë në Izrael gjatë luftës në Gaza

Irfan Jahiu

Bllokada e Marinës amerikane ndaj porteve iraniane, Trump: Jemi disi si piratë, por nuk bëjmë lojëra

admin

Tensione në Gjirin Persik, Teherani përjashton bisedimet direkte me SHBA-në, Ngushtica e Hormuzit mbetet e bllokuar

RTI